Mallkimi Drake, boksieri Anthony Joshua është ‘viktima’ e radhës

Autori:Gazeta Fjala

auto_1-13-770x4331559573937-750x430-600x360

Boksieri britanik Anthony Joshua u mburr para sfidës me Andy Ruiz Jr se do të thyente “mallkimin Drake”, sipas të cilit të gjithë personazhet që bëjnë fotografi me reperin humbin sfidat e tyre.

Foton me Drake ai e postoi që në muajin mars, në profilin e tij në Instagram, ku shkruante “Zotohem se do ta thyej mallkimin”. Por ndryshe nga sa shkroi, ai u rrëzua në tapet nga meksikani Ruiz Jr në sfidën për peshat e rënda, ku humbi edhe të katër titujt kampion bote.

Mallkimi i Drake nisi kur skuadra e basketbollit Tornto Raptors vendosi të bënte këngëtarin ambasador global në vitin 2013, por humbi të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Dy vjet më pas Serena Williams humbi befasisht kundër Roberta Vincit në gjysmëfinalet e US Open pasi ishte takuar me Drake pak më herët.

Vitin e kaluar, edhe kampioni i UFC, Conor McGregor ra viktimë e mallkimit pasi u mund nga Khabib Nurmagomedov. Por nuk mbaron me kaq, reperi kanadez u fotografua me mesfushorin Sancho dhe në ndeshjen e radhës Dortmund u mund 5-0 nga Bayern.

Ndërsa një foto e Sergio Aguero-s me Drake “i kushtoi” Manchester City-t humbjen ndaj Tottenham në Champions ku sulmuesi Argjentinas humbi një 11-metërsh.

Më e komentuara në rrjete sociale është humbja katastrofike e PSG ndaj Lille, pasi këngëtari amerikan shfaqej në një foto të postuar në Instagram nga mbrojtësi francez Kurzawa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mallkimi-drake-boksieri-anthony-joshua-eshte-viktima-e-radhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala