Mali Zi me mandatar për qeverinë e re

Autori:Gazeta Fjala

2AD8FA18-B86F-44BD-A186-4D3CB471C4F9_w987_r1_s

Presidenti i Malit të Zi e ka emëruar kreun e intelegjencës si mandatar të qeverisë së ardhshme, që do të përpiqet ta krijojë qeverinë e re.

Dushko Markoviq,është gjithashtu zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet dhe një nga aleatëtmë të besueshëm të Milo Gjukanoviqit, ish-kryeministrit dhe liderit shumëvjeçar të partisë.

Partia Demoratike e Socialistëve doli partia më e fuqishme në Mal të Zi me 81 vende në parlament, pas zgjedhjeve të 16 tetorit, por humbi shumicën.

Ajo po kërkon aleancë me Social demokratët dhe me partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat, që do t’i jepte asaj shumicën prej vetëm dy vendeve.

Partitë kryesore opozitare kanë refuzuar që të zhvillojnë biseda me Gjukanoviqin, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe autoritarizëm gjatë 25 viteve të qeverisjes.

Në një deklaratë për shtyp presidenti, Filip Vujanoviq, la të kuptohej se Markoviq “do të vazhdojë shumicën e politikave pro-perëndimore të Gjukanoviqit”.

Ai do të “jetë I përkushtuar për integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, tha Vujanoviq.

Mali i Zi shpreson që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Duke komentuar emërimin e Markoviqit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai shpreson se Mali I Zi do të zbatojë një “politikë të balansuar të jashtme” dhe do të mbajë lidhjet me Moskën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mali-zi-me-mandatar-per-qeverine-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala