Mali i Zi me infrastrukturën më të mirë në rajon

Autori:Zekirja Shabani

montenegro

Infrastruktura e zhvilluar është një ndër faktorët kryesore që çon në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë së një vendi. Transport efektiv, energji dhe rrjet komunikimi krijon kushtet e duhura për bizneset që të rriten dhe të funksionojnë normalisht brenda një ekonomie.

Sipas të dhënave për vitin 2015, Shqipëria qëndron në vendin e 88 nga 140 ekonomi botërore për cilësinë e infrastrukturës, raporton Gazeta Fjala.

Ky vend rankohet vetëm më mirë se sa Bosnja dhe Hercegovina, e cila është e 103 në botë. Ndërsa infrastrukturën më të mirë në rajon e ka Mali I Zi, e renditur e 73 në botë, ndjekur nga Serbia, e 75-a dhe Maqedonia e 78 në botë.

Të dhënat janë marrë një faktori i studiuar në raportin e Konkurrueshmërisë për 2015-2016, i zhvilluar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Parametrat për studimin e infrastrukturës së marrë në konsideratë janë: cilësia e rrugëve, cilësia e hekurudhave, si dhe cilësia e shpërndarjes dhe furnizimit me energji./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mali-i-zi-me-infrastrukturen-me-te-mire-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala