Malajzia arreston disa persona të dyshuar për lidhje me IS

Autori:Gazeta Fjala

BB2D1C7B-B2FB-4D09-8189-BDE287AA719F_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s-600x360

Autoritetet e sigurisë në Malajzi kanë arrestuar disa persona të dyshuar si mbështetës të grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS).

Të arrestuarit planifikonin sulme në Indonezi dhe Malajzi, njoftuan zyrtarët policor.

Malajzia ka qenë në gjendje alarmi si dhe ka arrestuar qindra persona gjatë viteve të fundit nën dyshimin se janë të lidhur me grupin IS.

Në qershor të vitit 2016 nga një sulm me granatë në kryeqytetin Kuala Lumpur u plagosën 8 persona. Grupi ekstremist Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

Po në këtë vit në Indonezi një sulmues i lidhur me IS kishte kryer një seri të sulmeve në kryeqytetin Xhakartë./rel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/malajzia-arreston-disa-persona-te-dyshuar-per-lidhje-me-is/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala