Majlinda e gatshme të kthejë titullin e botës

Autori:Gazeta Fjala

105081141_MajlindaKelmendi-Judo-SPORT-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqqVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwaoO09vsXWPbNScPl0C2Pnk

Majlinda Kelmendi është favorite e madhe për të kthyer titullin e botës në xhudo e po ashtu të shpallet xhudistja më e mirë për ciklin olimpik 2012 – 2016.

Kështu ka shkruar të enjten sajti i specializuar i xhudos, “judoinside”, që ka nisur serinë e shkrimeve për botërorin e xhudos që prej 28 gushtit deri më 3 shtator mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi ka dy tituj të botës në kategorinë deri 52 kilogramë.

Titullin e parë e fitoi në vitin 2013 në Rio, ndërsa të dytin në Chelyabinsk në vitin 2014. Në botërorin e vitit 2015 mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa vjet nuk u mbajt botërori. Botërorët nuk mbahen në vitet e Lojërave Olimpike. Majlinda vjet fitoi medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa po ashtu ka tre tituj të Evropës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/majlinda-e-gatshme-te-ktheje-titullin-e-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala