Majko viziton Lladrovcin

Autori:Gazeta Fjala

20170111144527927646

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet Pandeli Majko, njofton kumtesa komunale

Në këtë takim, Lladrovci ka falënderuar Majkon për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë, për këtë vizitë, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci duke i propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të investojnë në Drenas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/majko-viziton-lladrovcin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala