Mafia e Shipitullës

Autori:Gazeta Fjala

Shipitulle-e1500708549173

Për më pak se një vit janë ndërtuar 138 objekte të reja banimi në kundërshtim me ligjin në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, ndonëse me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte e shpallur Zonë me Interes të Veçantë Ekonomik dhe ndërtimet e as mbindërtimet nuk do të duhej të lejoheshin.

Në Shipitullë institucionet e vendit ka kohë që kanë planifikuar zgjerimin e mihjeve në mënyrë që të mos rrezikohej furnizimi i qytetarëve me energji elektrike.
Por, ndërtimet kanë ndodhur në mënyrë të egër, në kundërshtim me ligjin.

“Të fortit” e Shipitullës kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin, ku para tyre janë “gjunjëzuar” autoritetet lokale dhe qendrore.

Gazeta “Zëri” pas një hulumtimi disajavor ka arritur ta sigurojë një dosje të madhe me dokumente, fotografi e raporte financiare, ku shihet se si pronat në Shipitullë po arrinin vlerë më të lartë se pronat përballë hotelit “Grand” në Prishtinë.

Para se të ndodhte ky kaos me ndërtime, sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga “Zëri”, vlera e shpronësime ishte vetëm 4.5 milionë euro, ndërsa për më pak se një vit vlera është trefishuar, duke arritur në 15.5 milionë euro.

Në dëshmitë që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri” shihet se në listën e personave që presin të përfitojnë miliona nga shpronësimet janë disa familje me mbiemrin Çitaku, e Makolli, e që në realitet familje me mbiemra të tillë nuk ka pasur asnjëherë në këtë fshat.

Por, dyshohet se kanë blerë prona për të përfituar në situata të tilla, pasi që kanë pasur informacione për hartën zonale të zgjerimit të mihjes

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mafia-e-shipitulles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala