Lushtaku për Veselin: Ende nuk është këndell nga humbja

Autori:Gazeta Fjala

lusht-730x440

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se i qëndron prapa deklaratave që i kishte dhënë më herët se nëse s’fiton PDK dikush duhet dhënë përgjegjësi.

Lushtaku ka thënë se do të flasë edhe me Kadri Veselin për humbjen e PDK-së. Por, ka thënë se këtë do ta bëjë pasi të këndellet pak lideri i Partisë.

Sami Lushtaku po konsideron se Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ende s’është këndellur nga humbja që ka pësuar në zgjedhjet e fundit nacionale.

Prandaj, ai po thotë se do ta pres këndelljen e Veselit për të folur për rezultatin e keq të PDK-së.

“Ende nuk është këndellë ai, të këndellet një herë e tani kemi mundësi me folë gjithçka”, ka thënë Lushtaku, në një bisedë për Express.

Shefi i PDK-së në Skenderaj ka thënë se s’ka marrë pjesë as në takimet që kanë pasur kryetarët e degëve me shefin e partisë pasi ka qenë i zënë në një proces gjyqësor.

“Nuk kam pasë rast edhe pse i ka thirr kryetarët e nëndegëve, unë s’kam pasë rast të marr pjesë për shkak të gjykatave të mia të famshme, por të shohim”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lushtaku-per-veselin-ende-nuk-eshte-kendell-nga-humbja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala