Lumi “Lepenc” me pamje të re, nga sot edhe me Troftë

Autori:Gazeta Fjala

download-5-1-852x460

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si  duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

Ministri Fatmir Matoshi, e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve.​

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lumi-lepenc-me-pamje-te-re-nga-sot-edhe-me-trofte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala