Lumezi: Do ta luftojmë korrupsionin

Autori:Gazeta Fjala

foto

Kryeprokurori i ri i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se gjatë shtatë viteve të ardhshme sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë do të jenë udhërrëfyes për punën e tij.

Ai ka premtuar se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin si dhe do të vazhdojë të ndërtojë një sistem prokurorial stabil dhe efikas.

“Në shtatë vitet e ardhshme në pozitën e kryeprokurorit të shteti do të udhëhiqem nga parimi dhe standardet më të larta në luftimin e krimit dhe të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Synimi im do të jetë ndërtimi i mëtutjeshëm i një sistemi prokurorial stabil dhe efikas. Sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë do të jenë udhërrëfyes për mua gjatë shtatë viteve të ardhshme”, ka deklaruar Lumezi, me rastin e marrjes së detyrës së re.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lumezi-do-ta-luftojme-korrupsionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala