Luftëtarë të ri nga Kosova drejt ISIS

Autori:Gazeta Fjala

isis

Zotimet e drejtuesve të sigurisë se nga Kosova nuk ka luftëtarë të ri të cilët po i bashkëngjiten ISIS-it janë hedhur poshtë nga operacioni i fundit i arrestimeve.

Siç mëson KALLXO.com dy shtetas të Kosovës kanë tentuar që në fund të korrikut ti bashkëngjiten grupit terrorist.  Të njëjtit janë depërtuar nga Turqia në Kosovë para dy ditësh ndërsa me një vendim të gjykatës së Prishtinës ata janë paraburgosur për 30 ditë.

Lajmi për para burgosjen e tyre është konfirmuar nga gjykata e Prishtinës

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji “thuhet në njoftimin e gjykatës.  I njëjti sqaron se të pandehurit me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pike kalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Dy ditë më vonë shqiptarët e Kosovës ishin hasur nga autoritetet Turke tek kalonin kufirin Turko Sirian.

Në vazhdimësi Kosova është përballur me problemin e radikalizmit dhe pjesëmarrjes së shtetasve të saj në luftërat e huaja. Llogaritet se mbi 200 Kosovarë vazhdojnë të jenë në zonat e konflikti përfshirë këtu rreth 40 gra dhe 27 fëmijë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/luftetare-te-ri-nga-kosova-drejt-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala