Luftë brenda Liverpool, për ta mbajtur Coutinho-n

Autori:Gazeta Fjala

coutinho-4

Nuk ishte qëndrimi i pronarëve të klubit që nxiti Philippe Coutinhon të bëjë kërkesë për largim.

Ai veproi kështu pas presionit të vazhdueshëm që i është bërë, shkruan Goal.com.

Pavarësisht zhvillimeve pronarët dhe trajneri Jurgen Klopp janë të mendimit për ta mbajtur në skuadër brazilianin.

“Qëndrimi përfundimtar i klubit është se asnjë nga ofertat për Philippe nuk do të shqyrtohen dhe se ai do të mbetet anëtar i Liverpool edhe kur të përfundojë afati kalimtar”, thonë zyrtarisht te The Reds.

Barcelona është vënë pas Coutinho më intensivisht pas shitjes së Neymar. Ata për mesfushorin e Liverpool ofertën e tyre e kanë ngritur deri në 90 milionë funta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lufte-brenda-liverpool-per-ta-mbajtur-coutinho-n/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala