Lu: Korrupsioni luftohet me “vetting”-un

Autori:Gazeta Fjala

ambasadori-amerikan-donald-luu-e1421163630216

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i pranishëm në simpoziumin kundër korrupsionit të zhvilluar në Tiranë, deklaroi se “vetting”-u është mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin.

“Korrupsioni nuk luftohet nga të huajt, por nga prokurorë, policë e gazetarë kurajozë. Pra, pyetja është: si do të luftohet korrupsioni në Shqipëri? Lufta nis me “vetting”-un. Duhet ndërtuar një sistem i ri i pavarur, ku asnjë politikan apo gjyqtar i vetëm të mos ndikohet dhe të manipulohet. I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta. Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillat e këtij komisioni. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, pasi është i zgjuar dhe i lodhur nga korrupsioni në vend”, deklaroi ambasadori Lu.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se me dëshirën e duhur, korrupsioni mund të luftohet me eficencë, raporton TCH.

“Të gjithë i dimë problemet me korrupsionin. E di qytetari i thjeshtë, e di fermeri, e di studenti e kështu me radhë. Nuk kam ëndrra të tilla si zhdukja e korrupsionit, pasi është i lidhur me natyrën njerëzore, por korrupsioni mund të luftohet me eficencë. Duhet dëshirë për ta luftuar atë”, u shpreh kreu i shtetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lu-korrupsioni-luftohet-me-vetting-un/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala