Lorik Cana rikthehet në klubin e zemrës, poston këto foto!

Autori:Gazeta Fjala

lorikyu_1552303354-1678507

Legjenda e futbollit shqiptar e ka vizituar gjatë fundjavës ekipin e tij të zemrës, Olympique Marseille

Lorik Cana e pati një karrierë të bujshme.

Ish-futbollisti nga Kosova ka luajtur në klube të njohura evropiane, por e ka pranuar se njërin prej tyre e ka në zemër.

Madje, në Olympique Marseille atë e konsiderojnë si një legjendë.

Dhe, ish-mesfushori ofanziv e më pas qendërmbrojtësi shqiptar ia ka bërë një vizitë klubit francez gjatë fundjavës që shkoi.

Ai i ka postuar në Instastory disa foto, ku shihet fanella e tij me numrin 19, fotografia e tij dhe fotografia e ekipit të asaj kohe, që vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e klubit të madh francez.

Pa dyshim, për këtë ndihet krenar Cana, i cili luajti një kohë të gjatë në Kombëtaren shqiptare.

Ndërsa, në nivelin e klubeve ka luajtur në Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lorik-cana-rikthehet-ne-klubin-e-zemres-poston-keto-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala