Londra kërkon të ndryshojë kushtet e qëndrimit të qytetarëve evropianë pas Brexit

Autori:Gazeta Fjala

brex

Britania e Madhe paraqiti sot masa të reja për shtetasit europianë, të cilët do të vendosen në territorin e saj gjatë një periudhe tranzicioni post-Brexit, duke mos u garantuar më të gjitha të drejtat, që gëzojnë aktualisht.

Qytetarët europianë do të zotërojnë të drejtën për të jetuar, studiuar dhe punuar në Britaninë e Madhe gjatë një periudhe trazicioni gati 21-mujore, menjëherë pas largimit të vendit nga Bashkimi Europian në fund të marsit 2019.

Ashtu si rasti i qytetarëve që kanë ardhur përpara Brexit në Britaninë e Madhe, këta persona dhe të afërmit e tyre mund të sigurojnë një leje qëndrimi të përhershme, pasi të kenë jetuar aty për pesë vjet pa ndërprerje.

Por ndryshe nga situata aktuale, shtetasit europiane që dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se tre muaj do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve përkatëse.
Edhe anëtarët e familjeve të tyre që duan të bashkohen pas tranzicionit nuk do të përfitojnë nga një status i veçantë. Ata do t’i nënshtrohen rregullave normale në Britaninë e Madhe për emigracionin, veçanërisht në kushtet e të ardhurave.

  Viagra Jelly order Cialis Super Active online

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/londra-kerkon-te-ndryshoje-kushtet-e-qendrimit-te-qytetareve-evropiane-pas-brexit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala