Lola dhe Dauti me urime të veçanta për djalin tyre

Autori:Gazeta Fjala

lola-haradiaj-vajza-djali-fëmijët-600x360-1

Lola dhe Daut Haradinaj kanë uruar djalin e tyre për 9-vjetorin e ditëlindjes.

Davidi, djali i ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe Lola Haradinajt sot feston ditëlindjen e nëntë.

Në këtë ditë të shënuar për familjen Haradinaj, nuk munguan as fjalët e bukura për t’ia bërë edhe më të veçantë datëlindjen.

Fillimisht e ëma e tij ndau disa kujtime të bukura me të dhe i shoqëroi me një urim të veçantë.

lola-haradiaj-vajza-djali-fëmijët-600x360-1

Lola shfaqet shumë poetike në urimin e saj, ku shkruan: “Unë e kam një djalë, i cili është zemra ime. Një njeri i mrekullueshëm, i guximshëm, i dashur dhe i fortë dhe i mirë. David, urime ditëlindja e 9 bekimi im më i madh. Ti je i dashur për atë se çfarë je, për llojin e njeriut që do të bëhesh dhe një bir i mirë që gjithmojnë do të jesh”.

Një urim të bukur i dedikoi edhe i ati, Dauti.

“Sot Davidi junior i mbushi 9 vite. Urime dhe shëndet për ty dhe gjithë fëmijët e Kosovës.”, shkroi ai krahas fotografisë.

Screenshot_1ppppp;;;;

Davidi është fëmija i madh i çiftit të njohur. Çifti kanë edhe një vajzë, Trojën.

64370353_2182057998513983_4506683551327977472_n-1-1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lola-dhe-dauti-me-urime-te-vecanta-per-djalin-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala