Lojtari me origjinë serbe i Çekisë: Kam shumë miq nga Kosova, s’jam njeri i konfliktit

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-27-559x360

Stefan Simic, mbrojtësi i Republikës së Çekisë me prejardhje serbe, ka thënë se e sheh Kosovën vetëm si rival në futboll në ndeshjen e së shtunës në Prishtinë, duke këmbëngulur se nuk është njeri i konflikteve dhe se ka shumë miq nga Kosova.

Përkundër marrëdhënieve të acaruara mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të luftës së fundit, Simic këmbëngul se nuk ka asgjë kundër të madhes

Çekia do ta vizitojë Prishtinën të shtunën më 7 shtator për t’u përballur me Kosovën, në një duel të drejtpërdrejt për vendin e dytë – të fundit që siguron biletën për Euro 2020 nga Grupi A.

Dhe Simic, nëna e të cilit është kroate ndërsa babi serb i Bosnjës, thotë se kjo ndeshje nuk asgjë aspak e veçantë për të.

“Mezi e pres këtë ndeshje, sepse do të jem në bankë apo në fushë për herë të parë në kualifikime”, ka thënë 24-vjeçari për mediat çeke.

“Ndeshja kundër Kosovës? Nuk do të thotë që është diçka e veçantë për mua, jo sepse mua nuk më pëlqejnë ata. Për më tepër, unë kam shumë miq që janë nga Kosova dhe i përfaqësojnë vendet si Shqipëria, për shembull”, shtoi Simic.

Ish-mbrojtësi i Milanit, tani i Hajdukut të Splitit, shtoi: “Mendoj se nuk do të ndihem rehatshëm nëse tifozët e Kosovës e dinë se jam serb ortodoks. Por, unë nuk jam person i konflikteve. Nuk kam asgjë kundër askujt.”

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lojtari-me-origjine-serbe-i-cekise-kam-shume-miq-nga-kosova-sjam-njeri-i-konfliktit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala