Lojtarët më të shpejtë në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, prin Van Dijk

Autori:Gazeta Fjala

sport

Është publikuar lista e lojtarëve që zhvilluan vrapimin më të shpejtë gjatë sezonit 2018/19 në Ligën e Kampionëve.

Squawka News ka publikuar listën e lojtarëve që arritën të realizonin një vrapim të shpejtë në garën më të madhe për klube në Evropë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka realizuar vrapimin më të shpejtë në sezonin e kaluar me 34.5km/h ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Në vendin e dytë renditet Leroy Sane i Manchester Cityt që vrapoi me një shpejtësi prej 34.4 km/h ndaj Hoffenheimit në Etihad Stadium.

Në vendin e tretë është bashkëlojtari i gjermanit, Kyle Walker, që vrapoi 34.2 km/h ndaj Tottenham Hotspurit në shtëpi.

Gareth Bale është në vendin e pestë me lojtarët që kanë vrapuar më së shpejti, duke regjistruar një shpejtësi prej 33.8 km/h ndaj Romës në Santiago Bernabeu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lojtaret-me-te-shpejte-ne-sezonin-e-kaluar-ne-ligen-e-kampioneve-prin-van-dijk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala