Llapi kampion vjeshtor, barazojnë Gjilani dhe Drita

Autori:Gazeta Fjala

auto_Llapii1480768771

Llapi ka barazuar 0:0 me Trepçën ’89, për të mbetur lider të kampionatit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar po ashtu baras 1:1. Vëllaznimi ka mposhtur në udhëtim besën 1:2

Llapit i ka mjaftuar një pikë për të mbyllur kampionatin vjeshtor si kampion, pas barazimit 0:0 me Trepçën ’89.

Pas këtij barazimi Llapi mbetet në vendin e parë më 34 pikë, dy më shumë se sa Prishtina në vendin e dytë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë më 27 pikë.

Baras pa gola ka përfunduar edhe derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilani dhe Dritës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë.

Ndërsa, Vëllaznimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Besës së Pejës me rezultat 1:2.

Golat për gjakovarët i shënoi Albutrint Morina, ndërsa golin e vetëm për Besën e shënoi Krasniqi. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/llapi-kampion-vjeshtor-barazojne-gjilani-dhe-drita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala