Llapi-Drenica, sfida që hap javën e 13-të

Autori:Gazeta Fjala

drenica-llapi-e-hap-sot-xhiron-e-dyte-te-ipko-superliges_5d5fa31b86e1f

Java e 13-të e IPKO Superligës së Kosovës nis me një duel shumë interesant.

Në Podujevë Llapi pret Drenicën që po kalon një moment shumë të mirë dhe kërkon të bëjë surprizën në këtë takim.

Megjithatë skuadrës së Tahir Batatinës nuk i lejohen më hapat falsë, sidomos pas dy humbjeve radhazi në transfertë ndaj Gjilanit dhe Vushtrisë.

Llapi ka 3 pikë më shumë se Drenica dhe do të tentojë suksesin sot për t’a ngushtuar përkohësisht në 3 pikë diferencën me Ballkanin kryesues që luan të shtunën një transfertë shumë të vështirë ndaj Feronikelit kampion në fuqi.

Drenica në krahun tjetër nuk njeh humbje në 5 ndeshjet e fundit teksa pas tre barazimeve ndaj Prishtinës, Dritës dhe Flamurtarit ka fituar dy ndeshjet e fundit shtëpiake përballë Dukagjinit dhe Feronikelit prandaj për Llapin parashikohet një ndeshje e vështirë sot dhe këtë e ka mëse të qartë trajneri Tahir Batatina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/llapi-drenica-sfida-qe-hap-javen-e-13-te/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala