Lladrovci paralajmëron aderimin e Bahtirit në PDK

Autori:Zekirja Shabani

49375933_10216062765795956_1922966143862046720_o-1024x768-852x460

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kohëve të fundit është më aktiv se zakonisht në rrjete sociale, duke publikuar aktivitete të përditshme.

Ai sonte në një postim në Facebook ka publikuar dy fotografi ku shihet me presidentin Hashim Thaçi, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuçin, Sami Lushtakun, Agim Bahtirin, e shumë politikanë të tjerë.

“Sonte, edhe Agimi…!”, është mbishkrimi i fotografive që ua ka vënë Lladrovci.

Kujtojmë se brenda dy ditësh, Lladrovci ka publikuar fotografi të asamblistëve të opozitës që kanë kaluar në PDK, e mbishkrimi që sonte i ka vënë ai fotove, të vë në mëdyshje mos edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri po synon t’i bashkohet kësaj partie.

49375933_10216062765795956_1922966143862046720_o-1024x768

49064895_10216062766435972_6498176826110640128_o-1024x768

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lladrovci-paralajmeron-aderimin-e-bahtirit-ne-pdk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala