“Liverpooli duhet ta transferojë Messin tani”

Autori:Gazeta Fjala

lionel-messi-barcelona-2018-19_ht22b9hnsxhd124vwhtqyyvqz-600x360

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Craig Johnston, beson se “The Reds” mund të bëjnë çfarë të duan tani dhe ai ia ka sugjeruar drejtuesve të klubit ta transferojnë superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, pasi që argjentinasi e ka cilësinë në nivelin e Liverpoolit.

Liverpooli e arriti finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve falë suksesit të treguar mbrëmë kundër kampiones spanjolle, Barcelonës. Liverpooli e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultat 3:0, mirëpo mbrëmë fitoi 4:0.

Përkundër mungesës së Mohamed Salahut dhe Roberto Firminos, Liverpooli arriti të kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 4:3, falë golave të shënuara nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum.

Së fundi, Liverpooli e ka shitur Luis Suarezin dhe Philippe Coutinhon në Barcelonë, mirëpo Johnston beson se klubi anglez duhet të tentojë të transferojë lojtarë të nivelit më të lartë, si Lionel Messi i katalonasve.

“Ata janë duke e arritur qiellin dhe limitin e tyre. Në fakt, ata janë duke arritur përtej limitit të tyre, për shkak të skuadrës që e kanë. Shikojini emrat e Liverpoolit mbrëmë, pa yjet e skuadrës, dhe pa Suarezin e Coutinhon”, ka thënë Johnston.

“Ne duhet të mësohemi të mos e lejojmë shitjen e tyre. Ne duhet ta blejmë Lionel Messin! Ja sa të mirë do të ishim nëse do t’ia kthenim me të njëjtën monedhë Barcelonës. Është e mrekullueshme”.

Liverpooli është klubi i dytë më i trofeshëm në Angli, pas Manchester Unitedit, me 18 tituj të Premierligës dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/liverpooli-duhet-ta-transferoje-messin-tani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala