Liverpool në garë për yllin e Arsenalit

Autori:Gazeta Fjala

san_1515915058-7821526

Liverpool ka hyrë në garë për sulmuesin kilian të Aresenalit, Alexis Sanchez

Alexisa Sanchez do ta ketë shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen, me Manchester United, City dhe së fundmi Liverpool të interesuara për të.

Sipas Mirror, skuadra e Kloppit po përgatit një ofertë të mirë për të, pasi e sheh kilianin si zëvendësues të Philippe Coutinhos që kaloi në Barcelonë.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që skadon në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka përzgjedhur skuadrën e re.

Liverpool është e gatshme që të paguajë më shumë se dy skuadrat, pasi ka para nga shitja 160 milionë eurosh e brazilianit në Camp Nou.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/liverpool-ne-gare-per-yllin-e-arsenalit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala