LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_2-1

Jemi futur në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.

Dritarja e transferimeve mbetet e hapur në Bundesligë, Serie A, La Liga dhe Ligue 1, pasi në Premierligë përfundoi më 8 gusht.

Skuadrat gjermane do të mund të transferojnë futbollistë deri në ora 18:00, ndërsa ato italiane kanë kohë katër orë më shumë, pasi afati mbyllet në ora 22:00.

Ndërkohë afati kalimtar në La Liga dhe Ligue 1 mbyllet në ora 00:00.

Lajmi.net do ju mbajë të informuar me më të rejat e fundit rreth transferimeve në kampionatet e mëdha evropiane në këtë artikull, i cili do përditësohet me lajmet e fundit:

12:05 – AC Milan ka kontaktuar Shakhtar Donetsk për mesfushorin Taison. Ky i fundit ka shënuar dy gola dhe ka ndihmuar me tre asistime në katër ndeshjet e fundit të ekipit ukrainas.

11:59 – Anësori i PSG, Jese Rodriguez  pranë kompletimit të marrëveshjes me Celta Vigon.

11:55 – Dejan Lovren nuk do të largohet nga Liverpool. Mbrojtësi kroat ishte i lidhur me një kalim në Serie A, por Sky Sports raporton se ai do qëndrojë së paku edhe një sezon në ‘Anfield’.

11:11 – ZYRTARE: Dështimi i Manchester United, Matteo Darmian rikthehet në Serie A te Parma. Ai ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçarë dhe i ka kushtuar klubit italian 1.5 milion euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/live-dita-e-fundit-e-afatit-kalimtar-veror/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala