Lista Serbe zotohet se në Kosovë do të implementojë projektet e Vuçiqit

Autori:Gazeta Fjala

lista

Petar Petkoviq, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe kandidati i listës serbe për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq kanë folur për zgjedhjet e 19 majit.

Petkoviq dhe Rakiq thanë të premtën se zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës, janë një referendum për dhe kundër mbijetesës së popullit serb në atë pjesë, shkruan b92.

“Kjo fitore është e nevojshme për ta vërtetuar se vendosmëria e popullit serb për të mbrojtur dinjitetin e tyre është i pakalueshëm. Qytetarët e veriut të Kosovës ishin gjithmonë të gatshëm të vetë-sakrifikohen për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar”, tha Rakiq.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të vrarë vullnetin e popullit serb për të luftuar për ekzistencën e tyre dhe për të drejtat e tyre”, tha Rakiq duke kërkuar të gjithëve të dalin në zgjedhjet e së dielës.

Siq shprehet ai, për Kosovën, serbët janë “gjemb në sy” dhe do të bëjnë gjithçka për të dobësuar serbët në vlerësimin se pa autoritetet tona që punojnë me të vërtetë për të mirën e tyre “nuk do të ketë mbijetesë”.

Në anën tjetër Petkoviq tha se Lista Serbe është projekt me rëndësi kombëtare për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe se kjo listë është bërë digë për gjithçka që vjen nga Kosova dhe synon të dëbojë serbët nga atje.

“Fitorja e Listës serbe do të thotë përgjigje ndaj përshkallëzimit të të gjitha presioneve, agresionit dhe histerisë që vjen nga Kosova. Interesat e popullit serb në Kosovë janë të garantuara për të ruajtur lidhjen e popullit serb në Kosovë dhe Serbi”, tha Petkoviq.

Petkoviq theksoi se fitorja e Listës Serbe është e padiskutueshme dhe se të gjitha projektet e iniciuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Qeveria e Serbisë dhe Marko Gjuriq do të vazhdojnë të implementohen.

“Me ardhjen e presidentit Vuçiq, situata ka ndryshuar dhe Lista Serbe ka më shumë se 90 për qind të mbështetjes së popullit serb në Kosovë dhe prandaj është e rëndësishme që të ketë njerëz nga Lista Serbe sepse ata do të luftojnë prë interesat e popullit të tyre”, tha Petkoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-serbe-zotohet-se-ne-kosove-do-te-implementoje-projektet-e-vuciqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala