Lista Serbe takon ambasadorin Kossnet, kjo është kërkesa e tyre

Autori:Gazeta Fjala

lista

Një delegacioni i Listës Srpska, në krye me kryetarin, Goran Rakiq dhe nënkryetarin, Igor Simiq, janë takuar sot në Prishtinë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnet.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.

Srpska njofton se janë pajtuar me diplomatin amerikan që të hiqet taksa dhe t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut, ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj thotë se taksa s’hiqet pa njohjen e Kosovës.

“Paqja dhe stabiliteti duhet të mbrohet dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut. Dhuna dhe lëvizjet e njëanshme nuk mund të jenë një mjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-serbe-takon-ambasadorin-kossnet-kjo-eshte-kerkesa-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala