Lista Serbe merr përkrahjen e Rusisë

Autori:Gazeta Fjala

srpak-640x358

Partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit rus, Vladimir Putin, ka përkrahur  Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për të vepruar në institucionet e Prishtinës për zgjedhjet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, thonë në këtë parti.

Në takimin e Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq me delegacionin e Rusisë së Bashkuar në Moskë, të udhëhequr nga Zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Sergei Zeleznak, pala ruse vuri në dukje se uniteti i arritur politik i popullit serb në Kosovë duhet të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, raportojnë mediat serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-serbe-merr-perkrahjen-e-rusise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala