Lista Serbe linçon Sllobodan Petroviqin, e quajnë produkt të ‘kurvërisë’ së SHBA-së me Hashim Thaçin

Autori:Gazeta Fjala

Sllobodan-petroviq-600x360

Serbisë dhe tashmë edhe veglës së tyre në Kosovë, Listës Serbe, po i pengon secili politikan serb i cili po angazhohet dhe po bashkëpunon me institucionet e Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në ndërtimin e raporteve të mira ndëretnike dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu sot partia e Goran Rakiqit, e ka linçuar Petroviqin, duke e akuzuar se po punon kundër interesit të popullit të Serbisë, duke vepruar në një linjë me institucionet e Republikës së Kosovës.

Vota që Sllobodan Petroviq i ka dhënë miratimit të Platformës së Prishtinës për Dialogun e Brukselit e ka tërbuar Serbinë dhe Listën Serbe.
Këta të fundit përmes një komunikate për media kanë drejtuar akuza të rënda ndaj Petroviqit, duke e quajtur atë shërbëtor të shqiptarëve, ndërsa SLS-në e Petroviqit e kanë quajtur si frytë të ‘kurvërisë së ambasadorëve perëndimor me presidentin Hashim Thaçi’, raporton Gazeta Express.

“Sllobodan Petroviqi, njeriu partia e të cilit është fryt i kurvërisë së ambasadave perëndimore dhe Hashim Thaçit me qëllim të paraqitjes së multietnicitetit në Kosovë e Metohi, e ka sulmuar Listën Serbe dhe presidentin Vuçiq me shpresë se askush s’do të përgjigjet dhe s’do t’ia kujtojë se çfarë shërbëtori i partive shqiptare dhe mentorëve të tij është”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Goran Rakiçiqt.

Sipas tyre vota e Petroviqit ka qenë vendimtare për miratimin e Platformës së Prishtinës për Dialogun.

“Publikut më të gjerë do t’ia përkujtojmë se:Sllobodan Petroviqi me praninë e tij dhe votën e përmbajtur në mbledhjen e kuvendit në Prishtinë (presidenti Vuçiq deklaroi se edhe kuorum i dha) mundësoi miratimin e platformës që thirret në padiskutueshmerinë dhe mosvënien në pikëpyetje të pavarësisë dhe tërësisë së të ashtuquajturës Kosovë, që është platformë kundër dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve. Pa praninë e tij dhe votën e përmbajtur, 60 votat shqiptare s’do të mjaftonin që shqiptarët e Kosovës ta votojnë këtë platformë (fotografia bashkangjitur)” , vazhdon komunikata.

Ndër të tjera ata e cilësojnë Petroviqin edhe si organizator të protestave kundër Aleksander Vuçiqit.

“Sllobodan Petroviqi e dërgoi Mlladen Stankoviqin, i cili është anëtar i Këshillit Kryesor të Partisë së Pavarur Liberale që me Dragan Gjillasin të shëtitet nëpër Kosovë e Metohi dhe t’i koordinojnë protestat “1 nga 5 milionë” në KeM (fotografia bashkangjitur), kurse njeriu i njëjtë në emër të Sllobodan Petroviqit, Partisë së Pavarur Liberale dhe mentorëve të tyre ishte i ngarkuar me organizimin e vizitës së Vuk Jeremiqirt në Kosovë e Metohi”, thuhet në reagimin e Srpskas kundër Petroviqit, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera ata thonë se Petroviq me partinë e tij kanë votuar edhe për heqjene  mbikëqyrjes për pavarësinë e Kosovës, duke e përkrahur kështu drejtpërdejt Kosovën, kundër interesit të popullit serb.

“Partia e Pavarur Liberale dhe Sllobodan Petroviqi në të kaluarën kanë votuar për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe me këtë e përkrahën këtë krijesë në mënyrën më të drejtpërdrejtë, në kundërshtim me interesat e popullit serb, me çka në mënyrën më të drejtpërdrejtë e shkelën dhe pështynë mbi Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, potencohet tutje.

Srpska e akuzon Petroviqin edhe për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se me këtë veprim ai ka pështyrë edhe Kushtetuën e Serbisë.

Sipas komunikatës Petroviqit po i dhemb të pranojë ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo edhe kur u bë fjalë për prekjen e kufijve të Serbisë.

“Partia e Pavarur Liberale dhe Sllobodan Petroviqi votuan për demarkacionin e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, me çka në mënyrën më të drejtpërdrejtë e shkelën dhe pështynë mbi Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Sllobodan Petroviqit i dhemb kur përmendet mundësia e ndryshimit të kufirit të së ashtuquajturës Kosovë, por nuk i dhembte të votojë për ndryshimin e kufijve të Serbisë”, vazhdon komunikata, raporton Express.

Ata e akuzojnë se ai po i jep përkrahje edhe Ushtrisë së Republikës ë Kosovës, duke rekrutuar kështu serb të rinjë në atë që Srpska e konsideron si formacion ‘paramilitar’,

“Sllobodan Petroviqi është njeriu që është i ngarkuar për ta promovuar të a.q. ushtri të Kosovës dhe me Anëtarët e tij është i angazhuar për të rekrutuar serbët e rinj në atë formacion paramilitar, qëllimi i vetëm i të cilit është sulmi kundër popullit serb dhe Republikës së Serbisë”, shkruhet në reagimin e partisë së Goran Rakiqit, nënkryetari i së cilës është në kërkim nga drejtësia si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ata pretendojnë se Oliver Ivanoviqi ishte distancuar ndaj Petroviqit, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit për Kosovën.

“Sllobodan Petroviqi është kumbara i Oliver Ivanoviqit nga i cili Oliveri i ndjerë distancohej për shkak të qëndrimit të tij prej vasali ndaj Prishtinës, ndërsa derisa Oliver Ivanoviqi ishte në burg, Petroviqi kurrë nuk shkoi ta vizitojë ose të dalë në mbrojtje të tij”, thuhet tutje në reagim.

Për ta Petroviq ka gabuar edhe kur e ka miratuar flamurin e partisë së tij të ngjajshëm me atë  të Republikës së Kosovës, duke mos lënë  asnjë shenjë se ka lidhje me Serbinë.

“Sllobodan Petroviqi flamurin e partisë së tij e hartoi në pajtim me flamurin e të a.q. Kosovë me çka shprehu falënderime ndaj mentorëve të vet. Në vetë emrin e partisë së tij nuk ka asnjë emërim që do të tregonte se është serbe, gjë që e vlerësojmë shumë, për shkak se nuk është e tillë”, potencon komunikata.

Ata i kanë kujtuar Petroviqit se në të kaluarën ka qenë roje në qendrën sportive në ‘Boro Ramiz’, dhe si është ngritur deri në postin e ministrit.

Partia e Goran Rakiqit i kanë dërguar mesazh Petroviqit duke i thënë se asnjëherë nuk do të arrish të mposhtësh Listën Serbe.

Për ta Petroviq çdo ditë tregon se çfarë serbët nuk duhet të jenë.

“Në dy vitet e fundit kurrë nuk e ka dënuar asnjë sulm ndaj serbëve në Kosovë e Metohi – Pra, Sllobodan Petroviq, ti që në çastin vendimtar vendin dhe popullin tënd i shite dhe nga vendi i rojës (portierit) në Qendrën sportive “Boro e Ramizi” atëbotë u avancove deri në postin e ministrit, kurrë s’ke mundur dhe as që do të mundesh ta mposhtësh Listën Serbe, por gjithmonë do të mund të na tregosh se çfarë kurrë s’duhet të jemi, sepse atë që bashkëshortja e vozitës tënd e cila është studente mund të jetë ministre, këtë serbët në Kosovë kurrë s’do ta kuptojnë dhe s’do ta përkrahin”, përfundon komunikata.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-serbe-lincon-sllobodan-petroviqin-e-quajne-produkt-te-kurverise-se-shba-se-me-hashim-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala