Lista Serbe kundër shfuqizimit të Speciales

Autori:Gazeta Fjala

lista-serbe

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri për Kthimi e Komunitete Dalibor Jevtiq ka treguar se gjatë takimit të djeshëm me përfaqësues nga Gjermania e Franca, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin, u ka thënë atyre se serbët dhe Lista serbe janë kundër përpjekjeve për zhbërje të Gjykatës Speciale nga deputetët ë Kuvendit të Kosovës.

Jevtqi me emisarët nga BE ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë dhe ka theksuar se duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës .

Siç ka njoftuar kumtesa që sot publikohet nga medie në Beograd, Jevtiq zyrtarët europianë i ka njohur edhe me, “probleme e popullit jo shumicë” në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-serbe-kunder-shfuqizimit-te-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala