Lista e deputetëve të VV’së që nuk morën pjesë në prezantimin e platformës së Kurtit

Autori:Gazeta Fjala

albin kurti

Albin Kurti prezantoi sot platformën e kandidaturës për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Duke qenë se partia në këto kohë është e përçarë thellësisht dhe aktivitetin e partisë e kanë karakterizuar shumë edhe dorëheqjet javët e fundit, u vërejt qartë që në sallën ku fliste Kurti mungonin disa prej njerëzve më të rëndësishëm të partisë, raporton Gazeta Metro.

Nga 32 deputetë sa ka Vetëvendosje në Kuvend në këtë legjislaturë, vetëm gjysma prej tyre ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë këtu edhe vet Kurtin.

Në anën tjetër, ata që mungonin dhe kishin zgjedhur të mos vinin për ta dëgjuar Kurtin teksa prezantonte platformën si kandidati i vetëm, ishin 16 deputetë, të cilët i kemi paraqiqur të gjithë në listën më poshtë. Kujtojmë që në këtë ngjarje nuk ka marrë pjesë as Shpend Ahmeti, që qëllimisht ose jo, në këtë ditë gjendet në një vizitë në Tiranë. I pranishëm nuk ka qenë as Qëndron Kastrati.

Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të VV’së në votimin që mbahet më datën 21 janar, ndërsa grupi ‘i të dorëhequrve’ ka kërkuar nga ai që të mos kandidojë për kryetar.

Lista e plotë e deputetëve të VV’së që nuk ishin të pranishëm në fjalimin e Kurtit

Dardan Molliqaj

Visar Ymeri

Dardan Sejdiu

Aida Dërguti

Fisnik Ismaili

Donika Kadaj

Rexhep Selimi

Dukagjin Gorani

Driton Çaushi

Sami Kurteshi

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Shqipe Pantina

Drita Millaku

Shemsi Syla

Salih Salihu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-e-deputeteve-te-vvse-qe-nuk-moren-pjese-ne-prezantimin-e-platformes-se-kurtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala