Lista e dëmtimeve në Lagjen e Trimave (dokument)

Autori:Gazeta Fjala

sa-shum-euml-gjak-n-euml-sht-euml-pit-euml-n-euml-kumanov-euml-foto-18_hd

Autoritetet qeveritare kanë brë vlerësimin e dëmeve në Lagjen e Trimave, që u shkaktuan si pasojë e përleshjeve dyditorë mes forcave policore dhe grupit të armatosur.

Qeveria pritet së shpejti t’ua shpaguajë financiarisht dëmet familjeve të dëmtuara, për çka mësohet se ka siguruar të dhënat bankare të pronarëve të shtëpive.

Lista me emrat e familjeve dhe vlerësimin e dëmeve është siguruar nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.

Sipas kësaj liste, mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”.

Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve ka vlerësuar disa shtëpi si “të pabanueshme për mungesë kushtesh” dhe disa të tjera si “të dëmtuara pjesërisht”.

Qeveria, një ditë pas përfundimit të operacionit policor në Kumanovë, mori vendim që të bëjë kompensimin e plotë të dëmeve varësisht nga shkalla e tyre.

auto_3443g1431684568 auto_asvasvs1431684566 auto_asvaszz1431684564 auto_ssaa1431684579 auto_ssaaa1431684575 auto_vssv1431684571

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-e-demtimeve-ne-lagjen-e-trimave-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala