Lista e agjentëve shqiptarë të CIA-s për “Përmbysjen e Shqipërisë” (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

o-cia-syrian-rebels-facebook_1485021446-1614308

Mbi 128 shiqiptarë nga Kosova e Shqipëria ishin angazhuar nga Agjencia Inteligjencës Amerikane CIA, për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri , në vitet e 50-ta.

Në dokumentet sekrete të publikuara nga vetë kjo agjenci shihet se një pjesë kishin qenë të infiltruar në sistemin komunist, një pjesë ishin trajnuar për operacione ushtarake e shumë të tjerë operacione të caktuara sekrete, shkruan Gazeta Fjala.

Operacioni i koduar si BGFIEND ishte operacioni i parë ushtarak që amerikanët bashkë me anglezët e kishin ndërmarrë për të përmbysur një regjim në një vend sovran. Korrespodenca të CIA-së dëshmojnë se shqiptarët e angazhuar në këtë mision si dhe familjarët e tyre ishin kompenzuar dhe u ishte ofruar përkujdesje e mëtjeme nga Agjencia, shkruan Gazeta Fjala.

“Për të na ndihmuar në marrjen e vendimeve të ardhme për kompenzimin e ish-anëtarëve të BGFIEND, bijëve të tyre dhe grave të tyre, ne kemi bashkëngjitur një listë me emra të shqiptarëve, të cilët bazuar në shqyrtimin tonë tëë dokumenteve dhe shënimeve në dispozicion për ne, duket se kanë marrë pjesë në disa kapacitete të programit BGFIEND”, thuhet në dokument./Gazeta Fjala/

cia 1

cia 2

 

cia 3

cia 4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-e-agjenteve-shqiptare-te-cia-s-per-permbysjen-e-shqiperise-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala