Lista BQK – Punësimet politike në Bankën Qendrore të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

656X37364677Bedri_hamza_BQK

Ju kujtohet kur raportuam se Azem Syla kishte shkuar me listë për të punësuar njerëz në Bankën Qendore të Kosovës?

Gazeta Fjala ka siguruar listën e plotë të të punësuarve në këtë institucion prej kur ish-ministri i Financave të Kosovës Bedri Hamza, nga Partia Demokratike e Kosovës, është bërë Guvernator i BQK-së.

Pas gati një viti përballjesh me zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, kemi sfiduar dhe hedhur poshtë ligjërisht barrierat e këtij institucioni që pengonin qasjen në dokumente publike.

Me ndihmën e Avokatit të Popullit dhe falë këmbëguljes për të nxjerrë në dritë punësimet politike dhe dëshmitë për ndikimin në BQK të partive politike në pushtet, nesër në Gazetën Fjala do të lexoni se kush janë 54 të punësuarit e Bedri Hamzës.

Çfarë punon nipi i zonjës së parë të shtetit në BQK? Djali i cilit këshilltar të Presidenit Thaçi është punësuar aty, cili familjar i deputetit Xhavit Haliti e shumë të tjerë të afërt me politikën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lista-bqk-punesimet-politike-ne-banken-qendrore-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala