Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri në agjendën e Procesit të Berlinit

Autori:Gazeta Fjala

energjia

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë pritet që të ndërmarrë masa të reja në sektorin energjetik të Shqipërisë, ku do të përfshihen edhe lidhjen me tregjet fqinje, përfshirë edhe linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Këto masa nga ky sekretariat, por edhe nga Qeveria e Shqipërisë, do të merren në kuadër të Procesit të Berlinit, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria “Rama 2” në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë do të ndërmarrë një sërë iniciativash për të mundësuar shkëmbimin e energjisë dhe për të hapur më tej tregun e brendshëm.

Kështu kanë rënë dakord në një takim të zhvilluar në Tiranë mes kryeministrit, Edi Rama, ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe drejtorit e nëndrejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, e ku në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Pas këtij takimi, Sekretariati ka njoftuar për një takim të frytshëm, pas krijimit të Qeverisë së re të Shqipërisë, ndërsa thekson se masat e reja që pritet të ndërmerren në sektorin energjetik do të përfshijnë edhe lidhjen me tregjet fqinje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/linja-e-interkonjeksionit-kosove-shqiperi-ne-agjenden-e-procesit-te-berlinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala