Limaj viziton vendin e rënies se tre bashkëluftëtarëve

Autori:Gazeta Fjala

limaj-780x439

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar tre bashkëluftëtaret e tij, Ejup Kryeziun, Kujtim Krasniqin dhe Milaim Behën, në 20-vjetorin e rënies.

Më këtë rast, Limaj në nderim të jetës dhe veprës së se tyre, ka vizituar vendin e rënies se tyre heroike.

“Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës. Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, thotë Limaj, janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.

Postimi i plotë i Limajt:

“20 vjet më parë, në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë bashkëluftëtarët e mi Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëra homazhe në vendin e rënies së tyre heroike.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!”,ka shkruar Limaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/limaj-viziton-vendin-e-renies-se-tre-bashkeluftetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala