Limaj sërish para gjykatës, dëshmon Adem Grabovci

Autori:Gazeta Fjala

Fatmir-Limaj

Ish ministri i Transportit Fatmir Limaj, ka dalë edhe njëherë sot para trupit gjykues për të dëshmuar mbi akuzat që po i rëndohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin tashmë të njohur si MTPT.

Ishte prokurori Charles Hardaway, i cili tha se prokuroria gjatë marrjes në pyetje të tij do të fokusohet në disa sms.

“Në lidhje me dokumentet të cilat prokuroria ka për qëllim që t’i përdorë gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, posaçërisht me SMS, përveç atyre që janë paraqitur në regjistratorët pas ngritjes së aktakuzës”, tha prokurori Hardaway.

Por kjo u kundërshtua nga mbrojtja, e cila tha që asnjëherë se ka pranuar këtë dokumentacion.

Ndërkaq, Prokuroria ka sqaruar se këto dokumente me sms, i janë dorëzuar edhe mbrojtjes.

Ndërsa, kryetarja e trupit Gjykues ka bërë thirrje që mbrojtja dhe prokuroria të shkëmbejnë dokumentet.

Në këtë gjykim si dëshmitarë ka dalë sot edhe Adem Grabovci, që atë kohë ishte zëvendësministër i Ministrisë që udhëhiqte Limaj.

Edhe Grabovci do të jap dëshmitë e tij në lidhje me këto sms.  /gazetametro.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/limaj-serish-para-gjykates-deshmon-adem-grabovci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala