“Ligji për pagat të miratohet sa më shpejt”

Autori:Gazeta Fjala

lumir-abdigjiku

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Ligji për nivelizimin e pagave është domosdoshmëri për vendin.

Ai në një intervistë për “Epoka e Re” ka deklaruar se vetëm miratimi i këtij ligji do të mund ta prolongonte keqmenaxhimin e parasë publike në çdo institucion, në veçanti nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Sipas tij, duhet të ndërpriten shtesat për të gjitha bordet e kompanive publike.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar partitë në pushtet për mosmiratimin e Ligjit për pagat.

Abdixhiku ka thënë poashtu se detyra e parë e një qeverie serioze do të duhej të ishte kursimi i parasë, që pastaj ky kursim i parasë të financohej në shëndetësi, arsim dhe gjyqësi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ligji-per-pagat-te-miratohet-sa-me-shpejt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala