Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë shpejt

Autori:Zekirja Shabani

petrit collaku

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka konfirmuar se ka ende shumë punë për tu bërë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu ka bërë të ditur ai gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane.

“… sa i përket Liberalizimit të Vizave, përkundër faktit se kemi përmbushur shumicën e kritereve teknike qoftë në miratimin e kornizës ligjore dhe strategjike, pastaj në konsolidimin e mekanizmave institucional dhe arritjen e rezultateve tjera të prekshme në të gjitha blloqet e Udhërrëfyesit, jemi të vetëdijshëm se kanë mbetur edhe disa kritere/rekomandime të cilat duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në javët dhe muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë ministri Çollaku.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/liberalizimi-i-vizave-nuk-do-te-ndodhe-shpejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala