Liberalizimi do ta lë Kosovën pa punëtorë

Autori:Gazeta Fjala

punetor1_1503497608-1403877

Liberalizimi i vizave për Kosovën, përveç të mirave dhe lehtësimeve që sjellë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka ngritur edhe një shqetësim te komuniteti i biznesit, ngase ka rritur drojën për humbjen e punëtorëve të kualifikuar në kompanitë e tyre.

Pronarë të disa kompanive private në Kosovë, tregojnë se ka zëra në kompani, që menjëherë pas zbatimit të këtij procesi në praktikë, punëtorët do të shkojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në kërkim të pagesave më të mëdha për punën e tyre.
Sipas pronarëve të bizneseve, heqja e vizave rrezikon largimin e punëtorëve, shkruan Gazeta Fokus.

Biznesmenët frikësohen se një pjesë e madhe e punëtorëve do të kërkojnë mundësi për të gjetur një vend pune së paku për 90 ditë, sa u lejohet qëndrimi në vendet e BE-së.

Ndërkaq për të parandaluar shkuarjen e punëtorëve, pronarët do të detyrohen të rrisin pagat dhe të krijojnë kushte më të mira për punëtorët./Gazeta Fokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/liberalizimi-do-ta-le-kosoven-pa-punetore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala