Lëvizjes Vetëvendosje do t’i del punë sërish me supremen, me ankesë të re

Autori:Gazeta Fjala

auto_levizja-vetevendosje-foto-nga-jasir-zeqiri-8_24131570861609-852x460

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj Enis Halimit , Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.

Sipas VV-së Halimi nuk po i lejon të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen por vetëm një pjesë të tyre, duke i lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako, shkruan gazeta inFokus.

Ata e kanë cilësuar si shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë.

“Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi nuk po i lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë. Po ashtu është tallje me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po presin që drejtësia të vihet në vend pa ngurrim e pa mëdyshje”, ka shkruar LVV.

Por LVV ka paralajmëruar se po t’i drejtohen sërish Supremës me një ankesë, shkruan gazeta inFokus.

“Ne padyshim që jemi të detyruar t’i drejtohemi sërish Gjykatave dhe do të kërkojmë sërish që edhe ato 1700 pako me fletëvotime të mbetura të trajtohen.

Por këtë herë jemi të detyruar të kërkojmë përgjegjësi edhe për mosveprim e për anashkalim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme. Madje për zvarritjen prej fillimit të procesit të trajtimit të këtyre pakove.

Nëse sonte dhe deri nesër në mëngjes Kryeshefi nuk i lejon stafin e KQZ që të procesojnë sipas vendimit të Gjykatës Supreme edhe ato 1700 pako me zarfe, ne do të procedojmë në gjykatë”, ka deklaruar VV.

Screenshot_1yyyychcjxjbvjc

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/levizjes-vetevendosje-do-ti-del-pune-serish-me-supremen-me-ankese-te-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala