Lëngu natyral që ju ndihmon të flini si foshnje

Autori:Gazeta Fjala

gjumi

A keni vështirësi për të fjetur dhe zgjoheni në mes të natës?

Problemet me gjumin rrisin rrezikun për sëmundjet kronike, ashtu si edhe tensionin e lartë të gjakut, sënundjet e zemrës dhe infarktin.

Në fakt, lajmi i mirë është se ekziston një pije që ju ndihmon të flini si foshnje.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj kokosi

¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar

1/8 lugë çaji kripë deti

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije?

Opsioni i parë

Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë, konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe më pas konsumojeni një gotë ujë.

Opsioni i dytë

Konsumojeni vajin e kokosit dhe mjaltin ndarazi dhe më pas konsumojeni edhe një gotë ujë. Më pas mund të shtoni kripën e detit në një filxhan të vogël uji dhe ta konsumoni atë.

Pse ndihmon kjo përzierje?

Vaji i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme që furnizojnë trupin tuaj me energji gjatë natës. Konsumimi i kësaj përzierje para se të shkoni në gjumë parandalon zgjimin nga uria.

Gjithashtu parandalon rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, të cilat shpesh janë shkaktar për çrregullimet e gjumit.

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit tuaj.

Kripa ka aftësinë për të ulur nivelin e hormoneve të stresit. Poashtu stimulon prodhimin e energjisë që trupi ka nevojë gjatë natës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lengu-natyral-qe-ju-ndihmon-te-flini-si-foshnje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala