Lekaj thotë se java e ardhshme është vendimtare për demarkacionin!

Autori:Gazeta Fjala

auto_lekaj-haradinaj1517872146 (1)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shprehur optimizëm se gjatë javës Kuvendi i Kosovës do ta ratifikojë Demarkacionin.

Lekaj ka thënë për “Epoka e re” se pret reflektim pozitiv nga Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe nga deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga postet në Vetëvendosje.

Viagra Sublingual cheapest Brand Cialis order
Lekaj, i cili mban post ministri në Qeverinë Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni qeverisës të bëjë kompromise në dëm të Kosovës me Listën Serbe, në këmbim të votave për Demarkacionin.

Sipas tij, pas të gjeturave të Komisionit Bulliqi, dhe marrëveshjes së dy presidentëve, nuk duhet të ketë hezitim për ta votuar Demarkacionin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lekaj-thote-se-java-e-ardhshme-eshte-vendimtare-per-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala