Lekaj: Serbia po bën edhe një luftë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

pal lekaj

Pal Lekaj me të nisur fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit ku po flitet për vlerat e UÇK-së, duke pyetur se ku gjendet kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat.

“Ku janë kryeministri dhe ministrat e LDK-së, sepse Stojanoviqi e di se është në Beograd duke lobuar kundër Kosovës?”

“Kosova është liruar me ndihmën e vende mike dhe s’mund ta mohojë askush. E fituam një betejë bashkë më miqtë tanë. Pro sot për përndjekjen ata që meritoret për çlirimin e vendit”.

“Thamë që u çliruam , por lufta e dytë kundër djemve më të zot të luftës me akuza të ndërtuara në Beograd po del të jetë edhe më e ashpër, morale më së shumti për UÇK-në”.

Ai shton se dikur  Millosheviqi në shpinë vendit se e kërkonte lirinë.

“Kur u përgjigjëm më ushtar u përgjigj ai duke vrarë edhe fëmijë e gra.”

“Të gjitha këto përjetime i ndjemë si popull por drejtësia UNMIK, EULEX,  tribunave ndërkombëtare dhe drejtësia vendore a mu morëm më këtë çështje ndonjëherë, Përgjigja është jo.”

“EULEX po jep dënime deri në një shekull, për grupe që i quan të Drenicës, Llapit, Shalës etj”.

“Serbia po bën drejtësi në kurriz të Kosovës sipas saj, duke nxjerr qytetar të Kosovës para gjykatave.”

“Por ku janë kriminelët serbë të cilët edhe kanë marrë medalje për angazhimin e tyre.”

“Nganjëherë duket se ne kemi qenë okupator e jo Serbia”, ka përfunduar Lekaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lekaj-serbia-po-ben-edhe-nje-lufte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala