Lekaj: Në Qeverinë Mustafa kishte afera korruptive

Autori:Gazeta Fjala

pal lekaj

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ka mbështetur krijimin e koalicionit parazgjedhor mes partisë ku ai bën pjesë dhe PDK-së e Nisma-s.

“Kur e thoni që kemi qenë kritikë, e kemi bërë këtë ndaj disa kauzave dhe një përgjumjeje të Qeverisë. Unë vazhdojë ta kem të njëjtin mendim, nuk kam ndryshuar”.

“Por pas zhvillimeve të fundit, unë kam qenë pro këtij koalicioni dhe mendoj se është e shëndetshme, duke u bazuar në koalicionin LDK-AKR”.

Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për koalicionin kundërshtar LDK-AKR dhe Alternativa.

“Për Pacollin dihet nga vjen dhe ku e ka zhvilluar biznesin. Ky është koalicion i tipit të tillë. Ne nuk kemi guxuar Kosovën ta lëmë në duar të atyre që kanë politikë nënshtruese”.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Sa i përket periudhës së Presidentit Rugova dallon me kilometra me politikën nënshturese të Isa Mustafës në LDK”.

“Janë 75 afera korruptive Janë dosje, kallëzime penale, nuk do të thotë se janë të drejta, por nuk mund të thuhet që në këtë qeverisje nuk ka pas afera korruptive”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lekaj-ne-qeverine-mustafa-kishte-afera-korruptive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala