Lekaj: ASHNA’së do t’i jepet trajtimi meritor

Autori:Gazeta Fjala

lekaj-600x360

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Lekaj ka bërë të ditur se kjo kësaj agjencie do t’i jepet rëndësi e veçantë edhe përmes ligjit.

“Këtë premtim e përsërita edhe njëherë gjatë vizitës që i bëra ASHNA-s. Po punojmë sipas kompetencave, bashkë me dikasteret tjera, që kontrollorët ajrorë të kenë trajtimin meritor”, ka deklaruar Lekaj.

Ai ka sqaruar se është informuar për gjendjen e Agjencisë edhe nga vet drejtori i këtij institucioni, Bahri Nuredini.

“…u informova për ngritjen e performancës në dhënie të shërbimeve për mbi 12%, nga periudha e njëjtë e vitit paraprak. Këtë sukses dhe mbarë procesin e marrjes në kontroll nga autoritet tona, të hapësirës së ulët ajrore, do ta dëmtonte çdo shenjë proteste nga kontrollorët ajrorë. Prandaj pres profesionalizëm dhe maturi karshi procesit”, ka bërë të ditur ministri Lekaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lekaj-ashnase-do-ti-jepet-trajtimi-meritor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala