Lehtësirat financiare po “joshin” investitorët

Autori:Zekirja Shabani

vendet-turistike-destinacionet-

Shqipëria nuk ofron turizëm të mirëfilltë elitar, të paktën edhe për disa vite. Investimet në ndërtime turistike janë të përqendruara në hotele të vegjël, kryesisht familjarë, ose në raste të veçanta në komplekse të vilave luksoze në bregdet. Resortet e mëdha, me standarde të larta shërbimi, që do të sillnin një model të ri turizmi pothuajse mungojnë. Megjithatë, incentivat fiskale të miratuara viitn e kaluar duket se po nxisin investimet e reja në këto struktura. Nëntë është  numri total  i aplikimeve për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje  në vendin tonë, që prej miratimit të ligjit i cili siguron lehtësira fiskale për këtë kategori . Sipas burimeve nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duket se hapat e ndërmarrë së fundmi nga qeveria  po zgjojnë interesin e investitorëve për ndërtimin e  strukturave të tilla . Kjo kornizë ligjore lehtësuese nga ana financiare ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve të tjerë të cilët vijojnë aplikimet për statusin “investitor strategjik” ku shumë prej tyre janë rrëzuar nga komiteti  i investimeve strategjike  dhe vetëm tre kanë arritur të plotësojnë kushtet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/lehtesirat-financiare-po-joshin-investitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala