Legjenda e Dortmund kritikon ashpër Dembele

Autori:Gazeta Fjala

dembele

Ish sulmuesi i Dortmund ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të francezit, pasi i fundit lëshoi detyroi skuadrën ta shesë tek katalunasit.

Legjenda e Borussia Dortmund, Karl-Heinz Riedle ka kritikuar ashpër Ousmane Dembele për mënyrën si kaloi tek barcelona.

Dembele u transferua në Camp Nou në gusht, për një shumë prej 105 milionë eurosh, që me shtesa arrin në 147 milionë euro.

Kalimi i tij u bë i mundshëm tek pasi hyri në grevë, duke refuzuar të stërvitet me skuadrën, që drejtohet nga Peter Bosz.

“Dembele ka pasur ndikim të madh dhe e kemi ditur se do të ishte e vështirë ta mbajmë”.

“Megjithatë, nuk më pëlqeu mënyra si u largua nga skuadra. Ai duhej të përballej me masa të rrepta pas asaj që pati bërë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/legjenda-e-dortmund-kritikon-ashper-dembele/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala