LDK tregon se çka pati Isa Mustafa që u shtrua në spital

Autori:Gazeta Fjala

isa mustafa
Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar se kryetari i saj, Isa Mustafa ka pasur probleme shëndetësore.
Sipas njoftimit të LDK-së, ish-kryeministri ka qenë i prekur nga gripi sezonal, megjithatë gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore”.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ldk-tregon-se-cka-pati-isa-mustafa-qe-u-shtrua-ne-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala