LDK thumbon VV-në: Ç’kapja e shtetit nuk ka me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_lutfi_haziri_kryetar15124207611551630785-730x440-1

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, tha se partia e tij nuk do të lejojë kapjen e re të Shtetit

Në rrjetin e tij Facebook Haziri ka shkruar se LDK-ja ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë, sado fragjile të ketë qenë ajo, shkruan gazeta inFokus

“Të jeni të sigurt se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.

Ai shton se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.

“Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë

LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.

Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ldk-thumbon-vv-ne-ckapja-e-shtetit-nuk-ka-me-u-zevendesu-me-kapjen-e-re-te-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala