LDK njofton se do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur kryesinë e re të partisë

Autori:Gazeta Fjala

auto-ldk1509029311-600x360

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në komunikatë thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Deputetët e LDK-së në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ldk-njofton-se-do-ta-mbledh-keshillin-e-pergjithshem-per-te-zgjedhur-kryesine-e-re-te-partise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala